Thursday, September 28, 2017

Bie shi me peshq në Meksikë (FOTO)


Zyrtarët e mbrojtjes civile në verilindje të Meksikës thonë se një shi i lehtë është shoqëruar nga peshq të vegjël që ranë nga qielli.
Mbrojtja civile në shtetin meksikan Tamaulipas ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq, transmeton Express.
Fotografi të postuara në faqen e agjencisë në Facebook shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.
Sipas U.S Library o Congress, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.
Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë.
(Per te shikuar foto tjera klikoni ne reklamat siper)

No comments:

Post a Comment

Mund te shperthej lufta civile ne Spajn

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka filluar në mënyrë kaotike, me policinë që përpiqet të parandalojë votimin. Oficerët e pol...