Wednesday, September 27, 2017

Nje Familje Shqiptare i gjeti nje qant me plot 115 mijë euro,por gjesti qe kan ber do tju le me goj hapur

Një gjest i radhë ka ndodhur në Vlorë, ku një familje shqiptare ka gjetur një çantë të mbushur me 115 mijë euro, dhe e ka dorëzuar në polici.


Çanta me euro është gjetur nga familja shqiptare, në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe ata e kanë dorëzuar atë pranë strukturave policore.
Lidhur me këtë çantë në policinë e Vlorës, ka telefonuar një tjetër person, i cili ka bërë me dije se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare nga dy shtetas Ukrainas.
Në përfundim të hetimeve nga policia, pas verifikimit dhe identifikimin se kujt i përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur procedimin penal për S.M., 62 vjeçe, dhe  P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare, ndërsa lidhur me këtë ngjarje, materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprën penale ''Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë''./Percjell Gazeta Express

No comments:

Post a Comment

Mund te shperthej lufta civile ne Spajn

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka filluar në mënyrë kaotike, me policinë që përpiqet të parandalojë votimin. Oficerët e pol...