Thursday, September 28, 2017

Vogëlushja vjedh kokoshkat e princit Harry dhe ai e kap mat!


Jo çdokush mund të kryejë një krim kaq të guximshëm, sa të vjedhë kokoshkat e shkëlqësisë së tij, princit Harry, gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kanada dhe të shpëtojë paq. 

Princi dukej shumë i foksuar tek ndeshja dhe biseda me burrin ulur ngjitur tij, ndërsa hante qetësisht kokoshkat e veta.
Në të djathtën e tij qëndronte një vajzë e vogël e ulur në prehrin e së ëmës, që e joshur nga kokoshkat fuste dorën herë pas here në kutinë e princit. 1, 2, 3, 4 herë, derisa partneri i Meghan Markle e vuri re dorën që futej vjedhurazi tek ushqimi i tij.
Ende pa bluar atë që kishte në gojë, vajza e quajtur Emily Henson, e bija e atletit David Henson që luante në ndeshje, tentoi të mbushte sërish grushtin me kokoshka, por Harry u tregua më i shkathët dhe largoi dorën. Këtë herë jo, ose ha pak më ngadalë! Emily duhet të ndihet me fat që jeton në 2017-tën, kushedi ç'mund t'i kishte ndodhur vite më parë.(Klikoni ne reklam siper per ta shikuar videon)

No comments:

Post a Comment

Mund te shperthej lufta civile ne Spajn

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka filluar në mënyrë kaotike, me policinë që përpiqet të parandalojë votimin. Oficerët e pol...